Muaji mars me risi në Aeroportin e Prishtinës!

Fundi i muajit mars do të sjellë risi në Aeroportin e Prishtinës. Nga data 24.03.2024, të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të udhëtojnë në drejtim të Luxemburgut do të kenë mundësi ta bëjnë një gjë të tillë.

Këtë e mundëson kompania shqiptare, Prishtina Ticket. Fluturimet do të organizohen dy herë në javë, çdo të enjte dhe të diel, duke e bërë të lehtë për udhëtarët të planifikojnë udhëtimet e tyre dhe të eksplorojnë këtë vend.

Luxemburgu është një destinacion mjaft atraktiv për ta eksploruar, pasi ofron një pamje të pasur me ngjarje artistike dhe kulturore. Galeritë e artit dhe muzetë prezantojnë një gamë të gjerë të veprave artistike dhe historike.

Festivale të ndryshme kulturore zhvillohen gjatë gjithë vitit, të cilat sjellin një emocion të veçantë për udhëtarët.

Si ta rezervoni biletën tuaj?

Mjafton të hyni në ueb-faqen www.prishtinaticket.net dhe të zgjedhni destinacionin dhe të caktoni datat e udhëtimit.

Rezervimet e biletave mund t’i bëni tani duke shfrytëzuar mundësinë që ofron vetëm Prishtina Ticket- Rezervo Biletën.

Në biletë të udhëtimit përfshihen rezervimi i ulëses, check-in, bagazh dore dhe bagazh deri në 20 kg.

Shërbimi për Klientin në Prishtina Ticket ju ofron zgjidhjen më të mirë. Kjo pasi keni mundësinë të na kontaktoni në numrat tanë të telefonit çdo ditë duke filluar nga ora 08:00 deri 23:00.

Numrat e telefonit dhe listën e të gjitha destinacioneve që ofron Prishtina Ticket i gjeni më poshtë:

🇱🇺  +35220334188

🇩🇪 +49 7621 9165 313

🇨🇭 +41 61 510 06 86

🇽🇰 +383 49 200 286

🇸🇪 +46 470 580 944

🇸🇮 +386 47 774 141

Kontaktet në Facebook dhe Instagram.

Prishtina Ticket, është këtu për t’iu ndihmuar të bëni udhëtimin tuaj të rehatshëm, duke ofruar bileta me çmime të arsyeshme dhe një eksperiencë të përshtatshme për çdo udhëtar.

Me Prishtina Ticket ju e bëni udhëtimin tuaj një histori të paharrueshme.