HIB me oferta të jashtëzakonshme me lansimin e aplikacionit mobil - dhuron 2 vetura elektrike dhe shumë shpërblime tjera 

Korporata HIB ka lëshuar aplikacionin e saj mobil për iOS dhe Android. Përveç shumë funksioneve të dobishme, aplikacioni i ri mobil i HIB ju mundëson të përfitoni edhe zbritje për çdo litër të derivateve dhe mundësi për të fituar shumë shpërblime, përfshirë edhe dy vetura të reja elektrike – RENAULT TWINGO.

Prishtinë, 26 mars – HIB Petrol vazhdon ta ketë inovacionin shtyllën më të rëndësishme të kompanisë. Po ndryshon eksperiencën e mbushjes së veturave me derivate duke lansuar aplikacionin e ri mobil për iOS dhe Android dhe duke premtuar një mori shpërblimesh si: PS5, iPhone 15, trotineta elektrik dhe shumë kupona për mbushje me derivate në vlerë prej 50 euro. Si shpërblim kryesor ka  dy vetura elektrike – RENAULT TWINGO.

Me lansimin e aplikacionit të ri mobil dhe ofrimin e dy veturave elektrike, HIB Petrol dëshiron të nxisë përdoruesit që të përdorin sa më shumë makinat elektrike si mjet transportuese pasi që mbrojnë mjedisin dhe si modele të reja që janë, ofrojnë siguri të shtuar për ngasësit.

Në anën tjetër për të fituar shpërblimet është e lehtë. Mjafton ta shkarkoni aplikacionin dhe ta mbushni veturën me derivate prej 30 euro e më shumë. Sa ma shumë mbushje, aq më shumë mundësi për të fituar. Por kjo nuk është e gjitha që ofrohet nga HIB.

HIB Petrol, si çdo herë vlerëson besnikërinë. Ofron 5 cent zbritje për litër për të gjithë ata që shkarkojnë aplikacionin.

Mos e humbisni këtë mundësi!

Shkarkoni aplikacionin duke klikuar në linqet:

iOS: https://shorturl.at/dmsG6

Google Play Store: https://shorturl.at/jzJQ6

HIB është njëra ndër korporatat më të mëdha në Kosovë, e cila ka mbi 1200 të punësuar në gjitha njësitë e biznesit të saj, dhe për shumë vite me radhë është zgjedhur si tatimpaguesi më i madh në vend.