Testi i Maturës 2019 - Foto: KALLXO.com

Ministria e Arsimit do t’i publikojë emrat e 15 administruesve që shkelën rregullat në Testin e Maturës

Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna, në një konferencë për media tha se kjo ministri do t’i bëjë publike emrat e 15 mësimdhënësve që ishin administrues në Testin e Maturës, e që shkelën rregullat.

“Këshilli Shtetëror i Maturës ka konstatuar se 15 mësimdhënës kanë bërë shkelje të procedurave të administrimit për këtë arsye me rekomandimin e këtij këshilli emrat e 15 administruesve do të behën publik  dhe do të dënohen edhe me mjetet financiare sipas ligjit të maturës”, tha ajo.

Ajo shtoi po ashtu se nga Testi i Maturës janë larguar 69 nxënës për përdorimin e telefonit.

“Provimi i maturës shtetërore dhe rezultati i kalueshmërisë edhe 68.43% për shkak të përdorimit të telefonit janë larguar 69 nxënës që u është anuluar testi. MASHTI është duke bërë përgatitje që afatin e dytë ta mbajë më kohë”, tha Maloku-Bërdyna.