Foto: REL/Reuters

Çka kërkuan më së shumti në Google qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar

Çdo vit platforma Google publikon pyetjet më të kërkuara që janë bërë në dymbëdhjetë muajt e fundit.

Duke shikuar te të gjitha kërkimet që janë bërë në Mbretërinë e Bashkuar në krahasim me vitin e kaluar, “Vaksina anti-COVID” dhe “karantina” ishin ndër pyetjet më në trend në vitin 2021, raporton World Economic Forum.

Në bazë të një infografike të publikuar nga Google Trends, marrë parasysh kur Mbretëria e Bashkuar ishte përballur me kufizime sociale, qytetarët gjenin komfort duke shikuar shfaqjen televizive “Love Island”.

Pytjet që kishin qenë më së shpeshti të kërkuara në lidhje me atë shfaqje ishin se “kur do të fillojë/mbarojë Love Island”.

Po aq të kërkuara kanë qenë edhe pyetjet se kur do të përfundojë karantina apo edhe kur do të fillojë vaksinimi.

Në infografikë, sa i përket kategorisë së lajmeve, kërkimet më të shpeshta kanë qenë edhe për pjesëtarin e Parlamentit në Mbretëri të Bashkuar, Matt Hanock.

Vdekja e e Sahrah Everard, një 33 vjeçare nga Londra, ekzekutive e marketingut, trupi i së cilës ishte gjetur në një pyll në Kent një javë pasi ajo ishte lajmëruar si e zhdukur, ishte një ndër temat më të kërkuara në Google.

Në këtë kategori si më të kërkuarat radhiten edhe Afgantistani dhe kompania e video-lojërave “Game Stop”.

Në kategorinë e e njerëzve me të kërkuar sipas Google, i pari radhitet Christian Eriksen, futbollisti danez i cili pësoi sulm në zemër gjatë ndeshjes kundër Finlanës në “Euro 2020”.

Pas Eriksen radhitet lojtarja e tenisit, britanikja Emma Raducanu.

Gjithashtu si më të kërkuarit janë edhe Piers Morgan gazetar, shkrimtar dhe personalitet televiziv britanik si dhe aktori amerikan Alec Baldwin.

Dominues në televizionet në Mbretëri të Bashkuar ka qenë edhe seriali “Squid Games” i prodhuar nga Netflix. Squid Games është një dramë koreane në të cilën qindra garues pranojnë një ftesë për të garuar në lojëra të fëmijëve për një çmim tundues, por që aksionet kanë qenë vdekjeprurëse.

Sipas Google Trends pas Squid Games renditen: Bridgerton, serial bazuar në epokën Regjencës në Angli ku tetë vëllezër dhe motra të familjes Bridgerton tentojnë të gjejnë dashurinë;

The Serpent në të cilën përshkruhet  historia se si mashtruesi dhe vrasësi Charles Sobhraj, i luajtur nga Tahar Rahim, përfundimisht kapet dhe burgoset;

Line of Duty, serial britanik  në të cilin një ish-oficer i autorizuar i armëve të zjarrit i cili udhëheq një operacion për të kapur një terrorist islamik që synonte të shpërthente një bombë, aksidentalisht hynë në apartamentin e gabuar dhe qëllon për vdekje një njeri të paarmatosur.