Viti i zgjedhjeve - LIVE

Sonte në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohet përmbledhja e ngjarjeve që shënuan vitin 2021.

Në vitin që po e lëmë pas, në Kosovë u mbajtën dy palë zgjedhje, të përgjithshmet dhe zgjedhjet lokale.

Gjatë një viti, në KALLXO.com erdhën mbi 2,000 raportime të cilat u hulumtuan dhe u publikuan në mbi 200 emisione.

Si rezultat i raportimit tuaj e hulumtimit tonë:

Një gjyqtare është suspenduar nga puna;

Një ministreje iu ngrit aktakuzë për korrupsion;

Dy gjyqtarë të tjerë janë nën hetime;

Dy prokurorë janë në procedura disiplinore;

Dy punonjës shëndetësorë u arrestuan për korrupsion;

Një grup i madh kriminal i fajdeve në rajonin e Pejës u shkatërrua;

Familjarë të një prokuroreje u akuzuan për korrupsion;

U anuluan konkurse në ndërmarrje publike;

Buxhetit të Kosovës iu shtuan mbi 100 mijë euro nga gjobat e ATK-së për bizneset;

Mbi 100 mijë euro është vlera e gjobave që iu shqiptuan partive politike bazuar në ankesat e Kallxo.com.

Këto janë vetëm disa prej rezultateve gjatë vitit 2021.