Foto: Ilustrim/Rtv21

Arrestohet i dyshuari pasi i vuri flakën një shtëpie

Një person është arrestuar nën dyshimin se i ka vënë flakën shtëpisë së një personi tjetër.

Policia ka sqaruar se orët e para të mëngjesit të djeshëm në Lagjen Drenica në Klinë, një person është arrestuar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme që kishte me një person, i kishte vë flakën shtëpisë së këtij të fundit.

Policia nuk ka dhënë detaje në lidhje me mosmarrëveshjen ndërsa ka raportuar se në këtë incident nuk ka pasur të lënduar.

I dyshuari pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.