Ilustrim.

Arrestohet pasi dyshohet se rrahu një person dhe i dëmtoi veturën

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme nga policia në Gjilan.

Sipas policisë, i arrestuari dyshohet se kishte sulmuar një person dhe i kishte dëmtuar veturën.

Viktima ka pranuar edhe tretman mjekësor ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore sipas kualifikimit të veprës penale të cilën e ka bërë prokuroria.

Gjithashtu policia ka njoftuar se i dyshuari kishte gjendje të rëndë psikike dhe për këtë arsye i njëjti është dërguar në repartin psikiatrik në Gjilan.