Ilustrim

Arrestohet dy burra pasi rrahën gratë e tyre

Policia ka arrestuar dy burra nën dyshimin se kanë rrahur bashkëshortet e tyre.

Policia e Rajonit të Prizrenit me anë të një njoftimi ka thënë se në dy raste të ndara, në Suharekë e Prizren janë arrestuar dy burra në cilësi të personave të dyshuar për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se kanë ushtruar dhunë fizike e psikike ndaj bashkëshorteve të tyre.

Rasti i parë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:00 në Shkozë të Prizrenit ndërsa i dyti në rrugën “Vudro Vilson” në Suharekë.

Për të dyja rastet është informuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij, dy të dyshuarit janë ndaluar nën masën e arrestit për 48 orë.