Arrestohet 37 vjeçari për shpërndarje të drogave në doza të vogla

Një 37 vjeçar është arrestuar në Vlorë për shpërndarje të drogave të forta në doza të vogla.

Policia e Shtetit ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar pas zhvillimit të operacionit antidrogë të koduar “Dhërmiu”.

Në kuadër të këtij operacionit, Policia e Shtetit ka njoftuar se ka sekuestraur 15 doza kokainë dhe një sasi parash të dyshuara si të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

I gjithë operacioni sipas policisë ka filluar  në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se në zonën e Dhërmiut, një shtetas shpërndante lëndë narkotike Kokainë në doza të vogla.

Pas marrjes së informacioneve, policia ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor “Dhërmiu”, ku në bashkëpunim me forcat operacionale të policisë në Vlorë kanë arrestuar 37 vjeçarin nga Tirana, A.K.

Gjatë kontrollit fizik, policia tek i dyshuari ka gjetur 15 doza lëndë narkotike e dyshuar e kokainë, si dhe një sasie valute prej 385 eurove, të cilat dyshohen se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.