Antologjia e dramës bashkëkohore nga Kosova promovohet në Beograd

Në ditën e tretë të festivalit ‘Mirëdita, Dobar Dan’ në Beograd është bërë promovimi i antologjisë së dramës bashkëkohore nga Kosova “One flew over Kosovo theatre” për të cilën edhe u debatua.

“One flew over Kosovo theatre” është një koleksion i dramave të përzgjedhura nga autorë shqiptarë nga Kosova, të realizuara qysh nga periudha e bombardimeve të NATO-së në Jugosllavi më 1999 e deri në shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 2008.

Sasha Iliq, moderator i kësaj ngjarjeje, duke iu referuar protestës së djeshme tha që këto protesta janë të pritshme pasi që sipas tij sinjale të tilla janë duke u dërguar nga krerët shtetëror.

“Është e pritshme se kjo po ndodhë pasi që sinjalet që po dërgohen nga maja e pushtetit janë të tilla siç janë, dhe pavarësisht kësaj ne do të bëjmë punën tonë. CZK-ja është institucioni i cili ka bërë këto ura edhe gjatë viteve të 90-ta kur ka punua, ata njerëz që merren me ketë punë dhe e dinë letërsinë në Jugosllavi e dinë mirë që projektet letrare janë bërë në fillim të viteve të 70-ta”, tha ai.

Ana Isakoviç, shkrimtare dhe aktiviste nga organizata CZKD, tha që ajo çfarë i ka pëlqyer në këto drama është pikërisht realiteti i cili përcillet.

“Është interesante dhe fascinonte se tetari është një mikrotregues i asaj çfarë po ndodhë sot, dhe çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Nëse flasim për dramat mua më fascinonin drejtpërdrejtësia dhe mundësia e dëshmisë së drejtpërdrejtë”, tha ajo.

Tutje ajo, si një nga dramat më të mira, vlerësoi dramën ‘Gisht’ të dramaturges, Doruntina Basha, pasi që sipas saj ajo paraqet pritjet e familjarëve të të pagjeturve.

“Është interesante sepse gati të gjitha dramat trajtojë atë çfarë vjen pas çlirimit kombëtarë, përkatësisht atë çfarë ka ndodhur me emancipimin e femrës. Në dramën ‘Gisht’ e Doruntina Bashës më pëlqen sesi trajtohet fati i të pagjeturve dhe mendësia patriarkale në familjet e mbetura”, tha ajo.

Dramaturgu i dramës, ‘Alo Alo’ Visar Krusha, tregoi sesi ka ardhur tek ideja për të shkruar këtë dramë.

“Ky është një bashkëpunim i shkrimtarëve dhe artistëve të të dyja vendeve. Unë jam kthy në Kosovë kah mesi i qershorit në 99-të, dhe kemi fillu në shtator me mbledh student , athëher kam qeë në vitin e katër dhe si rezultat i studimeve atëherë ka ardhur  profesori dhe na ka thënë shkruni diçka për këtë far hallakame, edhe sot pas 20-të vjettë e kam problem me shkru për përjetimet e mia të asaj periudhe”, tha ai.

Tutje ai tha që shkrimi i komedisë ishte një mundësi e mirë për tu larguar nga realitet i cili gjendej në Kosovë në vitet e 90-ta.

“One flew over Kosovo theatre” është një koleksion i dramave të përzgjedhura nga autorë shqiptarë nga Kosova, të realizuara qysh nga periudha e bombardimeve të NATO-së në Jugosllavi më 1999 e deri në shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 2008.Kjo antologji ofron një vështrim kritik mbi fenomenin e çlirimit kombëtar dhe kontekstin e tij.

Në pjesën e dytë të kësaj ngjarjeje pritet të luhet drama ‘Kreolët e Ballkanit’, me autor dhe regjisor Enver Petovcin.

31 Maj 2019 - 19:18

Arta Sopi 31/05/2019 - 19:18
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend