Kreu i VV-së, Albin Kurti takohet me ambasadorin amerikan, Greg Delawie - Foto: Facebook/AlbinKurti

Albin Kurti takon ambasadorin Delawie në Ambasadën amerikane

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka qenë mysafir i ambasadorit Greg Delawie në Ambasadën amerikane në Prishtinë.

Kurti ka treguar se me ambasadorin Delawie kanë diskutuar për funksionimin e institucioneve në Republikën e Kosovës në përputhje me shtetin e së drejtës dhe parimet e demokracisë në republikën parlamentare.

“Më tej trajtuam edhe çështjet që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik të Kosovës, arsimin e punësimin, si dhe situatën në lidhje me dialogun me Serbinë”, ka shkruar Kurti në profilin e tij në “Facebook”.

Kreu i VV-së tha se ambasadorit Delawie i ka shpjeguar qëndrimet dhe punën e Lëvizjes Vetëvendosje për të gjitha këto çështje.

“U dakorduam për t’i vazhduar kontaktet dhe takimet e këtilla edhe në të ardhmen”, ka shtuar ai.