Gjykimi i Adrion Kelmendit

Adrion Kelmendi dënohet me një vit burgim për plagosjen e Besfort Hajdarit

Adrion Kelmendi, i akuzuar për veprat penale lëndim të lehtë trupor dhe armëmbajtje pa leje është dënuar me një vit burgim nga Gjykata Themelore e Gjakovës.

Para se të  fjala përfundimtare në rastin e të akuzuarit, prokurori i çështjes bëri rikualifikimin e veprës penale të tëntim vrasjes në veprën penale të lëndimit të lehtë trupor.

“Në rastin konkret kemi të bëjmë me veprën penale të lëndimit të lehtë trupor, andaj meqenëse ka ndryshuar gjendja faktike, deklaroj se do të bëjë rikualifikimin e veprës penale të tentim vrasjes në veprën penale të lëndimit të lehtë trupor”, tha prokurori Ali Uka.

Prokurori i rastit Ali Uka në fjalën e tij përfundimtare deklaroj se është vërtetuar se nuk ka ekzistuar dashja e privimit nga jeta e të dëmtuarit, me arsyetimin se i dëmtuari kishte rezervë edhe 5 fishekë të tjerë. Uka shtoj se mbetet në tërësi pranë aktakuzës pjesërisht të ndryshuar dhe i propozoj trupit gjykues që të njëjtin ta shpall fajtor dhe ta dënoj sipas ligjit.

Mbrojtësi i të akuzuarit avokati Meshar Selimaj, tha se ky rikualifikim i veprës penale është argumentuar edhe gjatë “shqyrtimit gjyqësor të cilin e kemi cekur qysh në fillim dhe kërkoj nga gjykata që të ketë parasysh të gjitha faktet dhe rrethanat lehtësuese për të akuzuarin”.

Ndërsa i dëmtuari në këtë rast Besfort Hajdari, tha se kërkon që t`i kompenzohet dëmi i shkaktuar.

Po ashtu avokati Selimaj i kërkoj gjykatës që të mbrojturit të tij, t`i ndërpritet masa e arrestit shtëpiak, me arsyetimin se kanë pushuar kushtet për të cilat ishte vendosur kjo masë.

Sipas aktakuzës me 25 tetor të vitit të kaluar, në Qarshinë e Vjetër të Gjakovës, Kelmendi kishte tentuar ta privoj nga jeta të dëmtuarin Besfort Hajdari.

Gjithnjë sipas aktakuzës, i akuzuari ka dalë nga automjeti duke ju drejtuar të dëmtuarit me fjalët “çka po më kqyr”, ka nxjerrë pistoletën dhe ka shtënë tre herë duke e goditur në shputën e djathtë, përkatësisht në gishtin e vogël të këmbës, duke i shkaktuar lëndime të përkohëshme.

I njëjti në kundërshtim me ligjet e zbatueshme lidhur me armët, ka poseduar armën e tipit “Takarov” e cila është gjetur në urën e fshatit Kramovik dhe e njëjta është sekuestruar nga policia, thuhet në aktakuzë.

Me këto veprime i njëjti akuzohej se ka kryer veprën penale të lëndimit të lehtë trupor dhe veprën penale të armëmbajtjes pa autorizim përkatës.

https://kallxo.com/nderpritet-gjykimi-per-tentim-vrasje-i-akuzuari-kerkon-marreveshje/

https://kallxo.com/ndihet-i-pafajshem-i-akuzuari-per-vrasje-ne-tentative/