Ronaldo me rekord negativ për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve

Mbrëmë Juventusi pësoi humbje me rezultat 2-1, ndaj skuadrës svicerane Young Boys, ndeshje e vlefshme për grupet e Ligës së Kampionëve.

Në këtë ndeshje golin e vetëm për Juventusin e shënoi Paulo Dybala, ndërsa Cristiano Ronaldo i kishte disa raste që nuk arriti t’i konkretizonte në gola.

Juventusi përfundoi e para në grup, por për Ronaldon nuk ka ecur mirë faza e grupeve.

Portugezi në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve ndaj Valencias u ndëshkua me karton të kuq, ku mungoi pastaj edhe ndaj Young Boys-it, të cilën Juventusi e fitoi me rezultat 4-0.

Ronaldo në fazën e grupeve e ka shënuar vetëm një gol, dhe kjo gjë nuk i ka ndodhur atij prej sezonit 2008/09.

Kartoni i kuq ndaj ndaj Valencias i kushtoi Ronaldos shumë.