86 Prokurorë Ruajnë Votën

Prokurori i Shtetit, që nga ora shtatë e mëngjesit e ditës së sotme në tridhjetetetë komunat e Republikës së Kosovës, ka angazhuar 86 prokurorë të cilët do të përcjellin për së afërmi situatën gjatë procesit zgjedhor dhe janë në gjendje gatishmërie që të reagojnë aty ku do të paraqiten pengesat në procesin zgjedhor”thuhet në një njoftim të prokurorisë.

Deri në orën 9 e 30 procesi i votimit ka shkuar pa ndonjë incident serioz. Në dy raste një në Deçan dhe një në Mitrovicë ka pasur vonesa në nisjen e procesit për shkak të vonesave të materialeve ndërsa në Han të Elezit policia ka njoftuar se ka hetuar një rast të akuzës për blerje vote akuzë kjo e cila ka dalë të jetë e pavërtetë.