Foto: Ilustrim Armët e konfiskuar nga Policia e Kosovës- Foto: PK

56 vjeçari arrestohet nga Policia për armëmbajtje pa leje

Policia ka arrestuar 56 vjeçarin me inicialet I. G. për armëmbajtje pa leje.

Policia ka bastisur një shtëpi gjatë ditës së djeshme në fshatin Bardh i Madh në Fushë Kosovë.

Gjatë bastisjes Policia ka konfiskuar tri armë, prej tyre, një pushkë gjuetie, një pushkë gjysmë automatike, një kallashnikov dhe 61 fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm

Policia ka arrestuar pronarin e armëve, 56 vjeçarin me inicialet I. G..

Ndaj tij është iniciuar rasti, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

I njëjti është intervistuar nga e policisë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

KALLXO.com më poshtë u sjell fotografinë e armëve të konsifskuara gjatë bastisjes së djeshme.

Armët e konfiskuar nga Policia e Kosovës- Foto: PK