Konfiskimi i armëve. FOTO: Policia e Kosovës, Facebook.

Arrestohet një burrë në Smirë të Vitisë, mbante armë zjarri pa leje

Një burrë nga fshati Smirë i Vitisë është arrestuar sot pasi Policia tek ai gjeti dhe konfiskoi tri armë zjarri të cilat ai i mbante pa leje.

Armët janë gjetur pas një kontrolli të realizuar nga njësitë policore në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit pas urdhëresës nga Gjykata.

Armët e gjetura janë: një pushkë gjysmë automatike e kalibrit 12 mm. një  pushkë gjuetie me pompim e kalibrit 12 mm dhe një pushkë ajrore e tipit Retaty-70 4mm.

Policia e Kosovës gjithashtu ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

“Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘’Mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt në prokurori” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Konfiskimi i armëve. FOTO: Policia e Kosovës, Facebook.