Bajram Hasani e Gazmend Abrashi (PAN) në #DebatPernime. Foto: Atdhe Mulla.

PAN: Kosova C Fillon të Ndërtohet Brenda 90 Ditëve të Qeverisjes

Gazmend Abrashi, përfaqësues i Koaliconit PDK-AAK-Nisma u zotua për përfundimit e termocentralit të ri në rast se ky koalicion i fiton zgjedhjet.

“Ka ardhë koha për projekte 20 vjeçare, 50 vjeçare. Ka 5- 6 projekte strategjike. Rehabilitimi i hekurudhave të Kosovës 209 milionë euro për këtë investim. Efekti më imadh do të mbërrihet nëse i lidhim hekurudhat e Kosovës me portin e Durrësit. Termoelektrana,  brenda 90 ditëve do të nënshkruajmë marrëveshjen për Kosovën C. Brenda 4 vjet e gjysmë ndërtohet”, tha Abrashi.

Këto komente ai i bëri në “Debat Pernime”, që po transmetohet në RadioTelevizionin 21.

Në anën tjetër, Bajram Hasani , gjithashtu përfaqësues i këtij koalicioni premtoi një të punësuar për çdo familje.

“Çdo familje nga një të punësuar. Janë 25 familje në Kosovë janë pa asnjë të punësuar”, tha Hasani

PDK edhe sonte e ka lënë të zbrazët vendin e vet në panelin e debatit parazgjedhore #DebatPernime.

Kjo është hera e pestë rresht që PDK u ik debateve zgjedhore. Ajo ka kërkuar hapësirë më të madhe në debat për koalicionin PDK-AAK-NISMA se subjektet tjera në garë, kërkesë e cila është konsideruar e kundërligjshme nga Komisioni i Pavarur për Media.

Tema e sotme ka të bëjë me zhvillimin ekonomik dhe ambientin.

PDK ka drejtuar Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik në dy nga tri mandatet e fundit të qeverisë ndërsa ka pasur dorë në privatizimet më të mëdha dhe më kontradiktore që janë bërë në Kosovë në vitet e fundit, përfshirë privatizimet e Aeroportit të Prishtinës, rrjetit të distribucionit të energjisë, dështimin e privatizimit të Brezovicës, Telekomit të Kosovës dhe shumë raste tjera.

Në debatin e sontëm marrin pjesë: Gazmend A. Abrashi e Bajram Hasani (PAN); Mimoza Kusari, Ramiz Kelmendi, Ibrahim Rexhepi (LAA); Dardan Sejdiu, Liburn Aliu (VV), Adam Uluri, Lulzim Berisha, Sherif Osmani (PDU).

Debatin mund ta ndiqni drejtpërdrejt në linkun e mëposhtëm në Youtube: