Foto: Ilustrim

Policia Konfirmon Vdekjen e 17 Vjeçarit nga Therja me Thikë

I plotësuar 22:50

Policia e konfirmoi vdekjen e të riut 17 vjeçar në Prishtinë si pasojë e plagëve të marra me thikë.

“Rreth orës 22:00 jemi njoftuar nga QKUK se personi nuk ka arritur t’u përballojë plagëve të marra nga arma e ftohtë- thikë, dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, tha për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti-Haziraj.

Një 17 vjeçar nuk u ka mbijetuar plagëve të marra nga therja me thikë sonte në Prishtinë.

Burime të KALLXO.com thonë se ai ka vdekur para pak çastesh në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ku ishte dërguar për trajtim mjekësor.

Më herët policia konfirmoi për një rast të therjes më thikë në rrugën “Gustav Majer” në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:10.

Policia thotë se i dyshuari për therje me thikë është identifikuar por ai është në arrati.

Edhe gjatë nëntorit KALLXO.com shkroi për një therje me thikë në Prishtinë.

http://kallxo.com/therje-thike-ne-qender-te-prishtines/