Vazhdojnë ‘Rafalet’ e Gazit Lotsjellës në Kuvend

Për herë të katërt, salla e Kuvendit të Kosovës është dashur të evakuohet për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës.

Derisa po pritej të vazhdojë seanca në të cilën do të votohet për marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi, salla është mbushur sërish me tym të bardhë të lotsjellësit që erdhi nga ulëset e deputetëve të VV-së.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, thirri sërish për 15 minuta pauzë.