Foto: Facebook/HashimThaci

Thaçi: Faza përfundimtare e dialogut me Serbinë fillon në një të ardhme të afërt

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se takimin e parë në Samitin e Sofjes e ka zhvilluar me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Europian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini.

Ai ka treguar se me Mogherinin kanë biseduar për rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në samitin historik të BE-së me shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe perspektivën e qartë europiane të Kosovës dhe fqinjëve tanë.

“Kemi folur për procesin e liberalizimit të vizave dhe pritshmëritë e qytetarëve të Kosovës për të lëvizur këtë vit të lirë në zonën Shengen. Me zonjën Mogherini, po ashtu biseduam për domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Thaçi ka thënë se me iniciativën e Mogherinit ka zhvilluar një takim të përbashkët me të dhe me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

“U pajtuam që faza përfundimtare e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë të fillojë në një të ardhme të afërt, me një mbështetje unike të BE-së, SHBA-së dhe aktorëve tjerë”, ka shkruar Thaçi.

Më tej ka shtuar se Thaçi se është një momentum i ri që kërkon mobilizim të të gjitha forcave politike, shoqërisë civile dhe mediave në Kosovë, sepse përfundimi i procesit do të jetë njohja e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimi i Kosovës në OKB.

“Ky takim është dëshmi e përkushtimit të Kosovës për dialog dhe fqinjësi të mirë, vetëm një ditë para fillimit të Samitit në Sofje”, ka thënë Thaçi.

16 Maj 2018 - 20:08

Dorentina Kastrati 16/05/2018 - 20:08
NDËRVEPRIMI0

Thaçi: Faza përfundimtare e dialogut me Serbinë fillon në një të ardhme të afërt

by Dorentina Kastrati
NA NDIQNI

Send this to a friend