Mitrovica e Veriut. Foto: Kallxo.com

Të Arrestuarit për Drogë nën Arrest deri në Vendim të Gjykatës

Dy të arrestuarit e mbrëmshëm nga policia në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës do vazhdojnë të jenë në arrest deri në vendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake.

Dy të arrestuarit e mbrëmshëm janë pjesëtari i Policisë së Kosovës Shemsedin G., hetues në Krimet Rajonale të Mitrovicës dhe mjeku i dhëmbëve Valon M.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar prokurori kujdestar i prokurorisë në Mitrovicë Nijazi Rexha.

“Dy të dyshuarit vazhdojnë në arrest deri në vendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake, nuk mund të them  me shumë sepse jemi duke punuar rreth këtij rasti”, tha Rexha.

Polici dhe mjeku dyshohen se  ia kanë mësyrë veriut të vendit për të transportuar drogën e llojit marijuanë.

Droga e cila bartej me makinën private në të cilën ishte hetuesi Shemsedin G. është ndaluar në Mitrovicën Veriore në një aksion të koordinuar.

Aata ranë në pritë në Lagjen e Boshnjakëve, ndërsa në makinën e tyre u zbuluan mbi 7 kilogramë drogë.

KALLXO.com raportoi mbrëmë së grupi prej dy personash sipas burimeve brenda policisë me vete  përpos drogës kishin edhe një revole të tipit TT të cilën e barte pasagjeri.

http://kallxo.com/polici-hetues-nga-mitrovica-ne-makinen-e-droges/

Lajmin për arrestimin e mbrëmshëm të një pjesëtari të policisë dhe një mjeku e konfirmuan për KALLXO.com zëvendësdrejtori i policisë për Rajonin e Veriut Besim Hoti dhe zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.