Sami Lushtaku | Foto: Atdhe Mulla

Supremja Cakton Seancë për Selimin, Lushtakun e Demakun

Në një postim në profilin e tij në “Facebook”, avokati i të akuzuarit Sylejman Selimi, tha se Gjykata Supreme e Kosovës ka caktuar seancë të kolegjit për datën 20 qershor 2017, për të vendosur lidhur me ankesat e avokatëve.

“Sa i përket Gjeneral Sylejman Selimit rasti ka të bëjë me një pikë të aktakuzës në të ashtuquajturin ”Drenica I” për të cilin Gjykata Themelore në Mitrovicë e ka shpallur të pafajshëm, ndërsa me ankesë të Prokurorit të Eulex-it Gjykata e Apelit e Kosovës në Prishtinë e ka shpallur fajtor”, ka shkruar avokati.

Ai shpreson se drejtësia do të fitojë dhe klienti i tij dhe të tjerët do të shpallen përsëri të pafajshëm.

Gjykata e Apelit kishte sjellë aktgjykim në rastet “Drenica 1” dhe “Drenica 2”, me ç’rast të gjithë komandantët dhe ushtarët e UÇK-së pjesë të këtyre dy gjykimeve i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar me burg.

http://kallxo.com/apeli-denon-sami-lushtakun-dhe-sylejman-selimin/

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ishte dënuar më 27.5.2015 nga Gjykata Themelore e Mitrovicës me 12 vjet burg për një vrasje të kryer gjatë vitit 1998, ndërsa Sylejman Selimi me 6 vjet për keqtrajtim të civilëve gjatë luftës.

Dënohen Sami Lushtaku e Sylejman Selimi

KALLXO.com ka përcjellë në vazhdimësi proceset gjyqësore ndaj komandantëve dhe ushtarëve të Zonës Operative të Drenicës të UÇK-së.