Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Sulmohet Polici në Vërmicë

Policia ka njoftuar me anë të raportit të saj ditor se një person shtetas i Shqipërisë ka sulmuar një zyrtar policor në krye të detyrës.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Vërmicë.

“Gjatë arrestimit të të dyshuarit një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është intervistuar dhe më pas është liruar”, thuhet në raportin policor.

Të dyshuarit për sulm i është konfiskuar pasaporta.

KALLXO.com ka shkruar edhe për raste tjera të sulmeve ndaj policëve.