Ilustrim

Shkatërrohet Banda Italo-Shqiptare e Drogës

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se sot në mëngjes është zhvilluar një operacion policor ndërkombëtar antidrogë, i koduar “SMOKE SNAKE”.

Operacioni është zhvilluar në zonën e Napolit dhe Kazertas, në Itali.

Ky operacion ka bërë të mundur të shkatërrohet një organizatë kriminale Italo-shqiptare dhe gjatë ditës së sotme janë lëshuar 26 urdhër arreste nga Prokuroria e Napolit.

Operacioni është kryer nga Guardia di Finanza e Marcianise dhe ka filluar në qershor të vitit 2016.

“Që me nisjen e hetimit të këtij grupi deri në finalizimin e operacionit ka patur një shkëmbim në kohë reale informacionesh mes Policisë së Shtetit, Guardia di Finanzas dhe Policisë Italiane nëpërmjet Zyrave Ndërlidhëse në Itali dhe Tiranë”, njofton Policia shqiptare.

Nga viti 2016 janë sekuestruar 38 kg Marijuanë dhe 8 kilogramë Heroinë.

500 mijë euro pasuri: 2 apartamente, 1 autoveturë, 3 kompani, 65 llogari bankare 18.000 euro në “cash”.

Gjatë orëve të para të mëngjesit janë ekzekutuar 21 urdhër arreste, për 21 shtetas; 18 Italianë dhe 3 Shqiptarë.

Organizata kriminale operonte në fushën e drogave të forta kryesisht të tipit heroinë në zonën e Napolit dhe Kazertas.

Policia shqiptare njofton se operacioni është në vazhdim.