FOTO Radio Evropa e Lire
Rriten Tensionet Ukrainë – Serbi për Shkak të Mercenarëve
11.11.2017 - 12:18
Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, u tha dje reporterëve se ka pasur “disa shqetësime” në lidhjet me Ukrainën dhe për këtë arsye ai kishte biseduar në Beograd me ambasadorin e Serbisë, raporton agjencia AFP.
Kjo thirrje e ambasadorit u bë pasi të mërkurën Ukraina e ftoi ambasadorin e vet në Beograd për bisedime në Kiev.
Konsultimet në Kiev ishin të fokusuara në “problemin e mercenarëve serbë që luftojnë si pjesë e trupave terroriste ruse”, në rajonin lindor të përfshirë nga lufta, thuhej në deklaratën në gjuhën angleze të Ministrisë së jashtme të Ukrainës, më herët këtë javë.
Në këtë deklaratë, pala e Ukrainës u referohet “obligimeve të Serbisë brenda instrumenteve ndërkombëtare legale kundër terrorizmit”