Ndërtesa e Komunës së Klinës - Foto: KALLXO.com
Qeverisja e Kaluar e Klinës Nuk i Tregon Password-ët e Kompjuterëve
06.1.2018 - 22:46
Sipas një zyrtari të Komunës së Klinës, drejtuesit e rinj të drejtorive nuk po mund t’i shfrytëzojnë kompjuterët zyrtarë pasi janë të bllokuar me password.
Drejtorët nuk po kanë qasje në kompjuterë sepse zyrtarët e qeverisjes së kaluar të PDK-së nuk po ua tregojnë password-ët.
Në këtë Komunë mungon departamenti i IT-së dhe kjo e vështirëson edhe më tej punën e qeverisjes se re në këtë komunë.
Kujtojmë që në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale ne Klinë, fitues ishte Zenun Elezaj nga AAK./21Media