Ndarja e kufijve sipas Marrëveshjes së Demarkacionit është ende e paqartë për publikun | Foto: përpunim mbi Google Maps

Qeveria Thirr ‘Mbledhjen e Demarkacionit’

Zyra e Kryeministrit ka thirrur për nesër mbledhjen e qeverisë në të cilën marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi do të ridërgohet në Kuvend për votim.

Qeveria ka dërguar një njoftim për media në të cilën shkruan se mbledhja e qeverisë do të mbahet në orën 10.

NDËRLIDHUR

Zyrtarë të kabinetit të kryeministrit konfirmuan për KALLXO.com se çështja e demarkacionit është në rend të ditës.

Marrëveshja për demarkacion me Malin e Zi e nënshkruar në gusht të vitit 2015 është duke pritur në sirtarë të qeverisë që nga shtatori i vitit të kaluar kur kryeministri e tërhoqi atë nga procedura parlamentare për shkak të mungesës së votave të mjaftueshme në Kuvend.

Për t’u ratifikuar kjo marrëveshje, në Kuvend duhen 80 vota në favor.

07 Maj 2017 - 19:49

Kallxo 07/05/2017 - 19:49
NDËRVEPRIMI0