Qeveria po i Ndjek Zhvillimet pas Vrasjes së Lavdrim Muhaxherit

Qeveria e në largim sot gjatë ditës ka lëshuar një komunikatë për media ku ka deklaruar se është duke i përcjellë nga afër zhvillimet pas njoftimit për vrasjen e Lavdrim Muhaxherit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës po i përcjellë nga afër zhvillimet pas njoftimeve për vrasjen e terroristit famëkeq Lavdrim Muhaxheri. Me këtë rast, Qeveria rikonfirmon qëndrimin e saj të paluhatshëm për të luftuar intensivisht dhe në mënyrë të vendosur çfarëdo ekstremizmi të dhunshëm dhe terrorizmin”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga zyra e Kryeministrit.

Përmes kësaj komunikate organi kryesor ekzekutiv u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë dhe kultivojnë, siç thuhet në komunikatë, karakterin multikonfesional të Republikës së Kosovës.

“Edhe njëherë, Qeveria e Kosovës rikonfirmon përkushtimin e fuqishëm për të qenë pjesë e koalicionit anti-ISIS dhe se nuk do të tolerojë asnjë përpjekje apo tendencë nga qytetarët e saj për radikalizim dhe bashkëngjitje në luftëra të huaja”, thuhet në fund të komunikatës.

Javën e kaluar, u raportua se terrorsti shqitpar nga radhët e organizatës terroriste ISIS, Lavdrim Muhaxheri është vrarë.

KALLXO.com kishte shkuar në vendlindjen e tij në Kaçanik, ku kishte përcjellë të pamen që ishte hapur për të.

http://kallxo.com/video-e-pamja-per-lavdrim-muhaxherin-ne-kacanik/

Këshilli i Bashkësisë Islame të Kaçanikut, me kërkesë të familjes së Lavdrim Muhaxhirit, kishte njoftuar për vdekjen e këtij të fundit. KALLXO.com ka intervistuar të parin e bashkësisë islame në Kaçanik, i cili ka treguar se si është njohur me Muhaxherin.

http://kallxo.com/kryetari-bik-ut-ne-kacanik-tregon-pse-shkoi-ne-ngushellime-te-familja-e-lavdrim-muhaxherit/

Ditë më parë Prokuroria e Kosovës ka dorëzuar aktakuzën për 9 persona të cilët dyshohen se kishin planifikuar t’i sulmonin lojtarët e Izraelit, të cilët kishin ardhur në Shqipëri për të ndeshur në një ndeshje futbolli me kombëtaren shqiptare.

http://kallxo.com/planet-e-lavdrim-muhaxherit-per-ti-sulmuar-lojtaret-e-izraelit/

Edhe në vitin 2015 ishte dhënë lajmi se Lavdrim Muhaxheri ka vdekur.

Raportohet Vrasja e Lavdrim Muhaxherit