Ndertesa e qeverisë, Prishtinë | Foto: Atdhe Mulla

Qeveria Ndan Mjete për Shërim të Deputetit

Në mbledhjen e qeverisë u shqyrtua kërkesa për ndarjen e mjeteve për shërim jashtë vendit të deputetit Bardhyl Metaj.

Këtë kërkesë e paraqiti në mbledhjen e qeverisë zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.

“Zyra e Kryeministrit ka marrë kërkesë për ndarjen e mjeteve financiare për shërim jashtë vendit për deputetin Bardhyl Metaj dhe ndan 34.204 euro,” th Kuçi.

Ndarjen e mjeteve e arsyetoi edhe Kryeministri Mustafa.

“Për deputetin Metaj edhe Ministria e Shëndetësisë ka ndarë një shumë më parë, por i duhen edhe mjete tjera. Për këtë arsye kemi marrë edhe ne vendim,” tha Mustafa.

Mjetet për Metën pastaj u miratuan nga kabineti qeveritar.