Nënshkrimi i marrëveshjes për punë praktike | Foto: Komuna e Prishtinës

Punë Praktike për 100 të Diplomuar të Shkollave Profesionale

Drejtori për Planifikim Strategjik në Komunën e Prishtinës Genc  Bashota ka nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë “Meridian Group” për punë praktike për 100 të diplomuar nga shkollat e mesme profesionale në Komunën e Prishtinës.

“Kjo marrëveshje është për pune praktike me mundësi punësimi për 100 nxënës të cilët kanë diplomuar në shkollat profesionale në Komunën e Prishtinës”, thuhet në njoftimin e komunës.

Sipas komunës, qëllimi i kësaj marrëveshjeje është që përmes bashkëpunimit me sektorin privat të krijohet mundësia për nxënësit e shkollave të mesme profesionale për aplikimin e njohurive të tyre teorike në një ambient pune.

Qëllim tjetër është që këtyre të diplomuarve t’u ofrohet mundësia e fitimit të përvojës, e testimit dhe rekrutimit në sektorin privat.

Sot KALLXO.com shkroi edhe për diplomimin e 200 personave në një projekt tjetër për praktikë në punë.

http://kallxo.com/certifikohen-200-te-diplomuar-qe-fituan-praktike-ne-pune/