Protesta per Haradinajn | Foto: KALLXO.com

Protesta e Opozitës për Lirinë e Haradinajt

Të organizuar nga partitë opozitare shume qytetarë kosovarë janë mbledhur në Prishtinë ku nga ora 13:00 do të nis protesta për lirinë e Ramush Haradinajt.

Protesta është thirrur nga AAK-ja dhe po përkrahet nga subjekte tjera opozitare, pas vendimit të gjykatës franceze të Colmarit që të shtyhet shqyrtimi i kërkesës për ekstradim të Haradinajt në Serbi.

Haradinaj u arrestua nga autoritetet franceze më 4 janar me një ftetarrest të INTERPOL-it të lëshuar nga Serbia.

Ai po mbahet në Francë derisa ky shtet të vendosë në lidhje me kërkesën e Serbisë për ekstradim.