Policia i Merr Armën me Leje Burrit që Kanosi Gruan

Policia në raportin e përditshëm njofton se në Viti ka arrestuar një person nën dyshimin për kanosje të gruas.

Kanosja, sipas policisë, ndodhi pas një mosmarrëveshjeje.

Policia, të dyshuarit për kanosje ia konfiskoi edhe një armë gjuetie me 13 fishekë, për të cilën pronari kishte leje valide.

Me urdhër të prokurorit pas marrjes në pyetje i dyshuari për kanosje u lirua.

KALLXO.com ka shkruar edhe për raste tjera të dhunës në familje.