Foto: Ilustrim

Plagosje në Sheshin ‘Zahir Pajaziti’

Një 25 vjeçar është plagosur në një lokal në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë.

Lajmin e konfirmoi për KALLXO.com, zëdhënësja e rajonit të Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën per nje plagosje me arme zjarri. Rasti ka ndodhe ne nje lokal ne sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë, ku eshte plagosur nje person i gjinise mashkullore N.S 25 vjec, i cili eshte derguar per tretman mjekeseor”, tha AhmetI.

Ajo shtoi se Policia e Kosovës po ekzaminon vendin e ngjarjes.

“Aktualisht njësitet policore jane duke e bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes. Lidhur me këtë rast është identifikuar personi i dyshuar nga ana e policisë i njëjti ndodhet ne arrati”, tha Ahmeti