Gjykata Themelore e Prishtinës - Foto: KALLXO.com

Paraburgim 3 Personave për 31 Kilogramët e Marijuanës

Tre prej katër të arrestuarve nga Policia e Kosovës ditën e djeshme në Magjistralen Prishtinë-Podujevë nën dyshimet për shitblerje narkotikësh u është caktuar paraburgimi prej një muaji.

Lajmin për caktimin e paraburgimit tre të arrestuarve e bëri të ditur për KALLXO.com Alban Ajvazi, avokati i personit me inicialet E. T.

Ajvazi tha se gjyqtarja e procedurës paraprake Alltëne Murseli paraburgimin ua ka caktuar të dyshuarve me inicialet E. T., A. J. dhe Z. E.

Të arrestuarit tjetër mëe inicialet A. E. i është caktuar masa e paraqitjes në stacionin policor.

Paraburgimin për të arrestuarit e kishte kërkuar prokurori Hivzi Bajraktari.

KALLXO.com shkroi sot për konfiskimin e 31 kilogramëvë të marijuanës në Magjistralen Prishtinë-Podujevë dhe arrestimin e katër personave, dy prej të cilëve shtetas të Shqipërisë e dy të tjerët të Kosovës.

Policia njoftoi se përveç arrestimeve dhe konfiskimit të marijuanës, janë konfiskuar edhe dy makina dhe gjashtë telefona mobilë.

http://kallxo.com/policia-konfiskon-50-kilograme-marijuane/