Mbledhja e sotme e Kryesisë së Kuvendit dështoi në mungesë kuorumi - Foto: KALLXO.com

Nuk Ka Kuorum, Shtyhet Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës është shtyrë për një ditë tjetër për shkak se sot nuk kishte kuorum për vendimmarrje.

“Në mungesë kuorumi për vendimmarrje po e shtyjmë mbledhjen e Kryesisë për një ditë tjetër, për shkak se i kemi disa kolegë jashtë vendit”, tha kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Në rend dite për mbledhjen e sotme ishin tri pika: miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme, përgatitjet për seancë plenare dhe shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave.