Policia e Shqipërisë - Foto: Facebook

Një Shqiptar i Arrestuar për Terrorizëm në Malajzi

Policia shqiptare ka konfirmuar se 1 nga 8 të arrestuarit në Malajzi, të dyshuar për terrorizëm, është shtetasi shqiptar Z.K., i cili banon dhe punon prej vitesh në atë shtet.

Sipas Policisë së Shqipërisë, i dyshuari ka mbaruar edhe studimet në Malajzi.

“Strukturat e specializuara të Antiterrorit në Policinë e Shtetit janë duke punuar intensivisht për rastin në fjalë si dhe për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal”, njofton Policia shqiptare.

Në një njoftim të lëshuar para pak minutash, Policia e Shtetit njofton se po bashkëpunon me agjencitë e tjera ligjzbatuese e inteligjente në vend dhe jashtë, duke shkembyer të dhëna.