Nesër Tentimi i Katërt për Demarkacionin

Kuvendi i Kosovës përmes një njoftimi ka treguar se vazhdimi i seancës ku në rend të ditës është Marrëveshja e Demarkacionit do të fillojë prej orës 16:00.

Seanca për Demarkacionin është shtyrë 3 herë këtë mandat, për shkak të mungesës së votave për ta kaluar atë.

Për ratifikimin e kësaj marrëveshje duhen 2/3 e deputetëve, apo 80 vota nga 120 deputetët sa ka Kuvendi.

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se nuk do ta votojë këtë Marrëveshje, të cilën ata e cilësojnë të dëmshme.

Edhe ish-deputetët e Vetëvendosjes, që tashmë kanë krijuar grup të ri parlamentar, sa kanë qenë pjesë e Vetëvendosjes e kanë kundërshtuar këtë Marrëveshje.

Koalicioni qeveritar është i bindur se kjo Marrëveshje nesër do të kalojë.