Kandidati për Mitrovicën pa Veturë

Debat Pernime,  ju sjell pamje të pasurisë familjare të kandidatëve për kryetarë të komunave të Kosovës

Safet Kamberi kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Komunën e Mitrovicës nuk posedon veturë personale.

Së paku kështu tha bashkëshortja e tij Makfirete Kamberi në intervistën për Debat Pernime.

Ajo tregoi për pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme të çiftit.

“Pasuria e vetme që kemi është kjo banesë, nuk po ma merr mendja që ka me ndryshu diqka, për momentin s’kena kerr”, tha ajo.

Kamberi po ashtu foli rreth karakteristikave të personalitetit të burrit të saj.

“Është i urtë, shumë i dashur për familjen. Mendoj që është ma i përgatituri për të qenë Kryetar i Komunës së Mitrovicës”, tha ajo.