Kandidati Futbollist për Mitrovicën

Fisnik Gjinaj që ka hyrë në garë për Kryetar të Mitrovicës si kandidat i pavarur, më herët njihej si futbollist shumë i mirë.

Besnik Gjinaj, vëllai i kandidatit tregoi për hobin e tij që i kishte dhënë një nofkë interesante.

“Ka qenë një futbollist dhe e ka pasë nofkën ‘Gerd Miller’ që ka qenë gol shënuesi më i mirë i Gjermanisë”, tha ai.

Në intervistën e tij për Debat Pernime, Gjinaj foli edhe për karakteristikat e personalitetit të vëllait të tij.

“Është person i sinqertë, është punëtor i madh, është i përkushtuar ndaj punës së vet dhe ndaj premtimeve të veta. Fisniku kurrë nuk do të përfshihet në afera korruptive”, tha ai.