Komuna e Novobërdës | Foto: KALLXO.com

Ndalim Psikiatrik të Dyshuarit për Dëmtimin e Xhamisë

Dega në Novobërdë e Gjykatës Themelore të Gjilanit ia caktoi ndalimin psikiatrik prej një muaji të dyshuarit për dëmtimin e xhamisë në Llabjan.

Të dyshuarit për dëmtimin e xhamisë, shkollës dhe disa shtëpive në Llabjan të Novobërdës i është caktuar masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në Institutin e Psikiatrisë Forenzike të Kosovës.

NDËRLIDHUR

Lajmin  e bëri të ditur Gjykata Themelore në Gjilan me anë të një komunikate.

“Dega e Gjykatës Themelore në Novobërdë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, mbi caktimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik me ndalim në institucionin kujdesit shëndetësor. I pandehuri B. F. duhet të qëndrojë në kohëzgjatje prej një (1) muaji në Institutin e Psikiatrisë Forenzike të Kosovës (IPFK)”, thuhet në komunikatën e gjykatës.

Gjykata më tutje tregon se çfarë veprime ka kryer i dyshuari, të cilit iu caktua ndalimi psikiatrik.

Me datë 15.04.2017 në fshatin Llabjan Komuna e Novobërdës, i pandehuri B. F., ka dëmtuar shkollën dhe xhaminë e fshatit. Me këto veprime i pandehuri B. F. dyshohet se ka kryer veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë nga neni 333 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)””, shpjegon komunikata.

Në seancë, sipas komunikatës, mori pjesë edhe një ekspert mjeko-ligjor, i cili i rekomandoi gjykatës që i dyshuari për dëmtimin e xhamisë, shkollës dhe disa shtëpive në Llabjan të Novobërdës t’i nënshtrohet trajtimit detyrueshëm psikiatrik.

KALLXO.com shkroi të shtunën për dëmtimin e xhamisë dhe shkollës në Llabjan.

Dëmtohen Xhamia dhe Shkolla në Llabjan

18 Prill 2017 - 11:59

Labinot Leposhtica 18/04/2017 - 11:59
NDËRVEPRIMI0

Ndalim Psikiatrik të Dyshuarit për Dëmtimin e Xhamisë

by Labinot Leposhtica
NA NDIQNI