Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan (FOTO)

Një aksident trafiku në mes një veture dhe kombi ka ndodhur para disa minutash përgjatë rrugës Prishtinë-Gjilan, përkatësisht në fshatin Llabjan.

Në adresë të KALLXO.com kanë arritur disa fotografi nga vendi i ngjarjes ndërsa shihet se aty është edhe Policia e Kosovës.

KALLXO.com i ka shkruar Policisë së Kosovës në lidhje me aksidentin dhe nëse ka të lënduar por ende nuk ka pranuar përgjigje.