Vetaksident në Llabjan (VIDEO)

Një makinë ka pësuar vetaksident në rrugën Prishtinë – Gjilan, përkatësisht në fshatin Llabjan.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani për KALLXO.com bëri të ditur se nuk ka persona të lënduar.

“Një makinë ka pësuar vetaksident dhe nuk raportohet për persona të lënduar. Për momentin automjetet po qarkullojnë vetëm në një korsi pasi ka rrjedhje të derivateve, por për pak momente pritet të largohet makina e vetaksidentuar dhe qarkullimi të rikthehet në normalitet”- ka thënë Osmani.