Rrokulliset një automjet në magjistralen Prishtinë-Gjilan

Një automjet është rrokullisur në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, në afërsi të fshatit Llabjan.

Në disa pamje të siguruara nga KALLXO.com shihet se automjeti ka dëme materiale, derisa nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar dhe përfshirje të ndonjë makine tjetër në aksident.

KALLXO.com ka kërkuar detaje nga Policia e Rajonit të Gjilanit dhe është në pritje të përgjigjes.