Komuna e Novobërdës, Foto: KALLXO.com

Raportohet e zhdukur një e mitur në Llabjan të Novobërdës

Një vajzë e mitur është raportuar e zhdukur.

Rastin në Policinë e Kosovës e ka paraqitur nëna e saj, e cila ka raportuar se vajza e saj kishte dalë nga shtëpia e saj për të shkuar në këndin e lojërave te shkalla fillore por prej asaj kohe më nuk ishte kthyer më dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti ka ndodhur në fshatin Llabjan të Novobërdës, më 2 maj, rreth orës 18:00.

Sipas Policisë, në konsultim me prokurorin, është iniciuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet.