Isa Mustafa në ceremoninë e shugurimit të katedrales Shën Nëna Terezë - Foto: Facebook

Mustafa: Katedralja dhe Xhamia e Madhe e Madhështojnë Kryeqytetin

Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, ka thënë se Xhamia e Madhe, e cila pritet të fillojë të ndërtohet, dhe katedralja Shën Nëna Terezë, do e madhështojnë kryeqytetin e Kosovës.

Për katedralen Shën Nëna Terezë, e shuguruar sot në Prishtinë, Mustafa ka thënë se është tempull i rëndësishëm i prehjes shpirtërore si dhe i kultivimit të vlerave më të larta humane të dashurisë, tolerancës, sakrificës e vetëmohimit për të mirën, të cilave ua kushtoi tërë jetën e saj Nëna jonë Terezë.

“Katedralja e mrekullueshme Shën Nëna Terezë, së bashku me Xhaminë e Madhe që pritet të filloj të ndërtohet, i japin identitet dhe e madhështojnë kryeqytetin tonë”, ka shkruar kryeministri Mustafa në profilin e tij në “Facebook”.