Murat Jashari | Foto: Facebook

Murat Jashari Mbetet në Paraburgim

Në një komunikatë të lëshuar sot, Gjykata e Apelit tha se i ka refuzuar ankesat e avokatëve të tre të dyshuarve.

Murat Jashari dyshohet se ka plagosur me armë zjarri avokatin kosovar, Azem Vllasi.

“Gjykata e Apelit e Kosovës, në seancën e kolegjit të mbajtur me 23.03.2017, e ka lënë në fuqi masën e paraburgimit prej 30 ditësh, për të pandehurit M.J. dhe A.Ll. dhe atë të arrestit shtëpiak për të pandehurin A.I.  Në këtë mënyrë kolegji i ka refuzuar si të pa pabazuara ankesat e avokatëve mbrojtës kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 14.03.2017”, thuhet në komunikatën e Gjykatës së Apelit.

I dyshuari kryesor Murat Jashari po dyshohet nga ana e prokurorisë për veprat penale të hakmarrjes në tentativë dhe mbajtje nën pronësi, kontroll apo posedim të pa autorizuar të armëve.

http://kallxo.com/plagoset-avokati-azem-vllasi/

I dyshuari tjetër Avni Llumnica dyshohet për veprën penale hakmarrje në ndihmë ndërsa një i dyshuar i tretë me inicialet A.I. për dyshohet për dhënie të ndihmës kryerësve, pas kryerjes se veprës penale.

http://kallxo.com/avokati-murat-jashari-ne-depresion/

“Gjykata e Apelit konstatoi se gjykata e shkalles se parë drejtë ka gjetur se meqenëse ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat e lartcekura, ka bazë ligjore për caktimin e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak, konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Gjykatës së Apelit.

http://kallxo.com/azem-vllasi-nuk-e-njoh-personin-qe-sulmoi/