Lista Serbe i Jep Fund Bojkotit të Kuvendit

Shefi i grupit parlamentar të Listës Serbe, Slavko Simiq, po merr pjesë në mbledhjen e kryesisë në të cilën janë në rend të ditës disa pika për seancën e ardhshme të Kuvendit.

Lista Serbe e ka bojkotuar punën në Kuvend dhe në qeveri që nga nëntori i vitit të kaluar kur Kuvendi miratoi Ligjin për Trepçën.