Limaj për Shtëpitë e Jasharëve: S’ka Prioritet më të Madh se Ky

Në mbledhjen e qeverisë Fatmir Limaj tha se qeveria duhet ta marrë përsipër konservimin e shtëpive të Jasharëve.

NDËRLIDHUR

“Nuk ka projekt më të madh kapital se ky. S’ka prioritet më të madh se ky. Qeveria duhet ta marrë përsipër konservimin. Javën e ardhme flasim konkretisht”, tha zëvendëskryeministri Limaj.

Edhe ministri i financave Bedri Hamza u pajtua me Limajn, ndërsa tha se nuk ka kurrfarë problemi për konservim të shtëpive ku Adem Jashari dhe familja e tij luftuan më 5, 6 e 7 mars 1998.

“Fillimi i konservimit të kullave të këtij kompleksi, edhe përmes rezervave të qeverisë, a procesit të rregullt të buxhtit. Ska asnjë problem në këtë drejtim”, tha ministri Hamza, duke treguar se Ministria e Financave do ta mbështesë çdo aktivitet në kuadër të këtij projekti.

Gjendja e shtëpive të Jasharëve është shumë e keqe. KALLXO.com solli një reportazh për shtëpitë që ngadalë po shkojnë drejt rrënimit.

‘Epopeja’ e Mbijetesës për Kullat Historike të Jasharajve

13 Shkurt 2018 - 16:33

Erjonë Popova 13/02/2018 - 16:33
NDËRVEPRIMI12
Prishtina Insight