Avdullah Hoti - Foto: KALLXO.com

LDK po Përgatit ‘Tryezë’ për Dalje nga Kriza

Grupi parlamentar i LDK-së është në përgatitje të një tryeze me përfaqësues të partive politike për të shqyrtuar rrugët e daljes nga kriza institucionale në Kosovë.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, tha se në këtë tryezë do të marrin pjesë përfaqësues të koalicionit rreth kësaj partie, ndërsa ftoi edhe Vetëvendosjen që të jetë pjesë.

“Grupi jonë është duke punu për organizim të një debati brenda grupit tonë parlamentar. Ftoj Vetëvendosjen dhe minoritetet të diskutojmë, për ndërmarrjen e hapave konkret drejt zhbllokimit”, tha Hoti në vazhdimin e sotëm të seancës së Kuvendit.

Seanca që u nis pak pas orës 10 u ndërpre kur kryesuesi i seancës, Adem Mikullovci thirri për pauzë 15 minutëshe meqë në sallë ishin 55 deputetë nga 61 të nevojshëm për ta bërë kuorumin.

Kur rinisi seanca pas 15 minutave, në sallë u lajmëruan 53 deputetë.