Stema e LDK-së - Foto: Facebook

LDK Bën Publike Financat

LDK-ja njoftoi sonte se në faqen zyrtare të internetit i ka bërë publike financat e saj.

“Pas kërkesës së mëhershme të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Akademik Isa Mustafës, në linkun më poshtë mund të gjeni raportet financiare të LDK-së,” thuhet në njoftimin e kësaj partie.

Në njoftim LDK-ja bën me dije se i ka kërkuar edhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve publikimin e raporteve të saja të dërgfuara në këtë institucion.

Në dhjetor të vitit të kaluar shefja e Zyrës s BE-së Natalya Apostolova gjatë një takimi me anëtarët e Komisionit për integrime Europiane tha se është e habitur se si partitë e koalicionit qeveritar nuk i kanë publikuar ende financat e tyre.

http://kallxo.com/apostolova-nuk-nderton-mure/

Para dy ditësh Apostolova gjatë takimit me kryetarin e Kuvendit dhe PDK-së Kadri Veseli tha se është e lumtur që partia më e madhe në vend do të publikojë raportet e saj financiare.

http://kallxo.com/brenda-javes-emerohet-ministri-integrimit-evropian/

Dje në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike u diskutua rreth auditimit të financave të partive politike, ndërsa u tha se auditimi duhet të bëhet nga viti 2013 deri në 2016-ën.

http://kallxo.com/merr-udhe-auditimi-milionave-te-partive-politike/

Para se LDK-ja të publikojë financat e saj, këtë veprim e kryente vetëm Lëvizja “Vetëvendosje.